Ushtria e Mianmarit fillon sulmet e egra për të penguar kthimin e myslimanëve Rohingia në vendbanimet e tyre

Zyra e OKB për të drejtat e njeriut ka reaguar ndaj vazhdimit të operacioneve të egra të forcave të sigurisë së Mianmarit në provincën Rakhin.

Agjancia e lajmeve Tasnim njoftoi se zyra e OKB për të drejtat e njeriut të mërkurën ka deklaruar se forcat e sigurisë së Mianmarit në mënyrë të egër mbi 500 mijë myslimanë Rohingia i kanë detyruar të shpërngulën nga shtëpitë e tyre në provincën Rakhin dhe kanë djegur shtëpitë e tyre dhe po pengojnë kthimin e të shpërngulurve Rohingia në vendbanimet e tyre. Operacionet për pastrimin etnik që po kryhen nga forcat sigurisë së Mianmarit në provincën Rakhin, kanë filluar më përpara se sulmet e militantëve Rohingia që janë kryer ndaj qendrave policore më 25 gusht dhe këto operacione përfshinë vrasjen, torturimin dhe përdhunimin e fëmijëve dhe grave. Operacionet barbare të forcave të sigurisë së Mianmarit në provincën Rakhin kanë filluar me qëllim pastrimin etnik dhe me mijëra myslimanë Rohingia i kanë detyruar me dhunë që të shpërngulen nga ky rajon dhe më nuk po lejojnë kthimin e tyre në vendbanimet e veta. Shkatërrimi i pronave dhe pasurive të myslimanëve Rohingia nga ana e forcave të sigurisë së Mianmarit kryesisht është me shoqërimin e grupeve huligane dhe ekstremiste budiste. Shkatërrimi i pronave, shtëpive dhe fushave bujqësore dhe bagëtisë së myslimanëve Rohingia ka qenë aq i gjerë saqë e ka bërë të pamundur kthimin e këtyre të shpërngulurve në shtëpitë e veta. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë vendosur edhe mina në të gjithë vijën kufitare të provincës Rakhin me Bangladeshin në mënyrë që të mos lejojnë kthimin e myslimanëve Rohingia në vendbanimet e tyre,- thuhet ndër të tjera në këtë raport të zyrës së OKB për të drejtat e njeriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne