Ushtria e qeverisë legjitime në Libi vazhdon me vendosmëri operacionet kundër Haftarit

Në operacionin ajror të forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), e njohur ndërkombëtarisht, në rajonin Nesme në kryeqytetin Tripoli u vranë 5 milicë (cancavid) sudanezë, që luftonin për Halife Haftarin, udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

Sipas deklaratës me shkrim të bëra nga zyra për media e operacionit “Vullkani i Zemërimit” të ushtrisë së Libisë, Forcat Ajrore morën në shënjestër milicët e Haftarit në rajonin Nesme.

Në sulm u asgjësuan 3 automjete të armatosura të milicëve dhe u vranë 5 milicë sudanezë, që luftonin për Halife Haftarit.

Nga ana tjetër, në operacionin ajror të ushtrisë së Libisë ndaj depove të armëve të liderit të jashtëligshëm, Haftar në Bazën Ajrore “Vatiyye” u vranë 2 milicë dhe u plagosën 5 të tjerë.

Sipas deklaratës me shkrim të bëra nga zyra për media e operacionit “Vullkani i Zemërimit”, Forcat Ajrore morën në shënjestër depot e armëve dhe vendstrehimet e milicëve në bazën në fjalë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ushtria libiane është duke rrahur rëndë me top artilerie pozicionet e milicëve të Haftarit në Hallatat, në jug të kryeqytetit.

Ndërkaq forcat ajrore të qeverisë goditën me një operacion ajror një cisternë që përparonte drejt qytetit Terhune për të arritur tek milicët e liderit të jashtëligjshëm të armatosur.

Sipas deklaratës me shkrim të bëra nga zyra për media e operacionit “Vullkani i Zemërimit”, forcat ajrore të GNA-së goditën një cisternë karburanti të milicëve që ishte nisur drejt qytetit Terhune, 90 kilometra në juglindje të vendit nga rajoni që quhet Korridori Sekric.

Forcat Ajrore të qeverisë së Libisë kanë paralajmëruar se në këtë rajon të shpallur zonë të operacionit ushtarak ndalohet kalimi i automjeteve të armatosura dhe cisternave pa autorizim paraprak.

Ndërkaq këshilli ushtarak në qytetin Murzuk në jug të kryeqytetit Tripoli, refuzoi nismën për grushtshteti të forcave të armatosura të jashtëligjshme të Haftarit në lindje të vendit dhe deklaruan mbështetjen ndaj qeverisë (GNA). /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne