Burimet e afërta me opozitarët sirianë kanë thënë se Turqia do të zbarkojë forca këmbësore në Siri në kuadër të zbatimit të planit për krijimin e zonave të “Reduktimit të Tensioneve” në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se thuhet se ushtria e Turqisë synon të vendosë forcat e këmbësorisë në veri të Sirisë duke filluar nga nesër në kuadër të zbatimit të planit për krijimin e zonave për “Reduktimin e Tensioneve”. Burimet e afërta me opozitarët sirianë kanë thënë se forcat ushtarake të Turqisë do të vendosen në provincën Idlib. Vlen të theksohet se Irani, Rusia dhe Turqia të enjten më 4 maj kanë nënshkruar një marrëveshje gjatë negociatave të Astanasë dhe kjo marrëveshje kërkon reduktimin e tensioneve në provincën Idlib dhe në një pjesë të provincë Latakia, në Homs, Alepo dhe Hamah, si dhe në rajonet Ghuta Lindore, Daraa dhe Kunejtra. Kjo marrëveshje kërkon që në këto rajone të ndalohet përdorimi i çfarëdo lloji të armëve duke përfshirë edhe kapacitetin e ajror. Kjo marrëveshje kërkon edhe dërgimin e ndihmave humanitare.
Irani, Rusia dhe Turqia janë garantuese të zbatimit të kësaj marrëveshje. Siç duket prania e ushtrisë së Turqisë brenda në territorin e Sirisë shkakton shqetësime tek disa grupe siriane, sidomos tek kurdët e këtij vendi. Kjo është për arsye se Turqia shumë herë për eliminimin fizikë të militantëve kurdë brenda në territorin e Sirisë dhe në Irak pa lejen e autoriteteve përkatëse, ka kryer sulme ushtarake të gjera dhe ka theksuar se do të vazhdojë këto operacione deri në zhdukjen e kërcënimit kurd për qeverinë e Ankarasë./ PT