Ushtria iraniane fillon stërvitje ushtarake në kufirin Turqi-Irak

Ushtria e Iranit filloi një stërvitje në zonën rurale në qytetin Urumiye, që ndodhet në veriperëndim të vendit.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë në faqen e internetit të ushtrisë iraniane, Komanda e Forcave Tokësore e Ushtrisë së Iranit filloi stërvitjen ushtarake me sloganin “Një shënjestër, një plumb” në zonën rurale të Urumiyes, që ndodhet në kufirin Turqi-Irak.

Në deklaratë bëhet e ditur se në stërvitjen e mbështetur nga helikopterët marrin pjesë njësitë tokësore të zbulimit dhe njësitë e luftimit.

Në lidhje me stërvitjen, që nuk ishte bërë publike më parë, nuk jepet informacion as edhe sa kohë do të zgjasë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne