Ushtria izraelite arreston 46 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 46 palestinezë në bastisjet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor të okupuar.

Amani Sarahneh, zëdhënësja e Shoqatës të të Burgosurve Palestinezë, për AA tha se bastisjet shënjestruan provincën El Halil (Hebron), ku rreth 46 shtetas, përfshirë dy gra, u morën në paraburgim.

Burime palestineze i thanë AA-së se midis të arrestuarve ka anëtarë të lartë të Hamasit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne