Ushtria izraelite arreston liderin e lëvizjes palestineze Xhihadi Islam

Forcat e sigurisë izraelite kanë kryer një bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor ku kanë arestuar Muhammad Allanin që është njëri nga udhëheqësit e lëvizjes palestineze të rezistencës Xhihadi Islam, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasir Allan deklaroi për AA se mëngjesin e sotëm ushtarët izraelitë kanë kryer një bastisje në shtëpinë e tyre në Aynabus pranë Nablusit me ç‘rast kanë arrestuar djalin e tij Muhamedin.

Ai tha se ushtarët izraelitë ishin tepër të vrazhdë, dhe se gjatë bastisjes kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm material në shtëpinë e tyre.

Paralelisht me të qënit udhëheqës i grupit Xhihadi Islam, Muhamed Allan është avokat të cilin forcat izraelite e kanë arrestuar edhe më herët duke e mbajtur në të ashtuquajturin “paraburgim administrativ”, të cilin gjykatat ushtarake të Izraelit e zbatojnë pa procedura paraprake gjyqësore, bazuar vetëm në vlerësimet e pretenduara të inteligjencës se ekziston kërcënim për sigurinë kombëtare.

Së fundmi ai u lirua në nëntor të vitit 2015, pas një greve urie dy mujore në një burg izraelit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne