Ushtria izraelite godet disa objektiva të Hamasit

Përmes një komunikate të shkruar, ushtria izraelite bëri të ditur se në objektiv janë vendosur një kompleks trajnues i forcës detare të Hamasit dhe një strukturë e nëndheshme, ku prodhoheshin mjete luftarake dhe bëheshin aktivitete për rritjen e fuqisë ushtarake të Hamasit.

Komunikata e ushtrisë izraelite thekson mes të tjerash edhe se sulmi ajror ishte një kundërpërgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga Gaza drejt territorit të Izraelit.

Burimet lokale raportojnë lidhur me ngjarjen se helikopterë ushtarakë izraelitë kanë kryer sulme në perëndim të Gazës dhe në qytetin Khan Yunis, në jug të Gazës, gjatë natës së kaluar.

Autoritetet e Gazës nuk janë prononcuar ende rreth pasojave të sulmit ajror të Izraelit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne