Ushtria izraelite hap zjarr në drejtim të Libanit

Ushtria izraelite ka hapur zjarr në drejtim të Libanit, pas një veprimtarie të dyshimtë në afërsi të vijës kufitare.

Sipas agjencisë së lajmeve të Libanit, NNA, pas një veprimtarie të dyshimtë në afërsi të vijës kufitare, forcat izraelite kanë hapur zjarr në fshatin Kafar Kela në jug të Libanit.

Autoritetet e Libanit dhe Izraelit nuk kanë dhënë ndojnë deklaratë në lidhje me rastin.

Në njoftimin e djeshëm nga ushtria e Libanit, avionët izraelitë të vëzhgimit që nga dita e hënë duke hyrë në kufirin jugor të vendit kanë shkelur hapësirën ajrore, numri i të cilëve ka arritur në 29.

– Ngjarjet në kufirin Liban-Izrael

Ndërkohë në deklaratën nga ushtria izraelite, pas një “ngjarje të sigurisë” të ndodhur në kufi, thuhet se janë goditur disa shënjestra në rajonin Kafarshuba në juglindje të Libanit.

Hezbollahu i Libanit ka njoftuar se ka sulmuar pozicionet e Izraelit në rajonin kufitar, ndërsa më pas me një deklaratë me shkrim tha se është larguar nga kjo veprimtari.

Ndërkaq në një sulm në afërsi të aeroportit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, më 20 korrik humbën jetën 5 persona, përfshirë edhe një pjesëtar të Hezbollahut.

Siria tha se pas sulmit qëndron Izraeli ndërsa administrata e Tel Avivit nuk dha ndonjë deklaratë/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne