Ushtria izraelite plagos një palestinez në Gaza

Ushtarët izraelitë kanë plagosur një të ri palestinez në zonën kufitare të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Palestinezi është plagosur si pasojë e të shtënave me plumba të vërtetë nga ana e ushtrisë izraelite në zonën e gardhit kufitar në lindje të Rripit të bllokuar të Gazës, njoftoi në një deklaratë me shkrim Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

I riu palestinez ka marrë plagë në pjesën e këllkut dhe është dërguar në spital për trajtim.

Ndërkaq, ushtria izraelite konfirmoi se ka hapur zjarr ndaj një palestinezi në zonën kufitare në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë në twitter, ushtria pohoi se palestinezi ishte i armatosur dhe është afruar në zonën kufitare për të hedhur granatë dore në drejtim të ushtarëve izraelitë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne