Bota

Ushtria izraelite qëllon për vdekje gazetarin palestinez

Yaser Murtaja ishte qëlluar në stomak gjatë protestave masive të së pretmes, që sollën numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 31 që prej 30 marsit.

Një gazetar palestinez është qëlluar nga forcat izraelit gjatë protestave në kufi me Gazën ku vdiq nga plagët.

Yaser Murtaja, një fotografist nga agjencia Ain Media me bazë në Gaza, ishte qëlluar në stomak në Khuza të Rripit të Gazës të premten, thuhet sipas ministrit të shëndetësisë së Palestinës, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Murtaja 30 vjeç pavarësisht se ai ishte i veshur me gjaketën blu për t’u indentifikuar si gazetar, por forcat izraelite nuk e kursyen.

Hosam Salem, një fotografist ishte në momentin kur Murtaja ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë.

“Yaser ishte duke filmuar me kamerën e tij kur dëgjova oshtimën e të shtënës”, tha Salem. “Ai ishte rrëzuar për toke, duke thënë se jam qëlluar, jam qëlluar.”

Sindikata e gazetarëve palestinezë tha se shtatë reporter të tjerë janë lënduar gjatë protestës së premtes, në atë që përshkruhet si “krime të paramenduara nga ushtria izraelite.”

OPINIONE