Ushtria izraelite shemb shtëpinë e një palestinezi të arrestuar

Ushtria izraelite ka shembur shtëpinë e palestinezit të arrestuar, Kassam el-Bergusi i cili akuzohet për vrasjen e një koloni të paligjshëm hebre në Bregun Perëndimor nën okupim.

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarët në rajon, mësohet se ushtarët e ushtrisë izraelite mëngjesin e sotëm bastisën rajonin Kubar në perëndim të Ramallahut dhe shkatërruan duke bërë të pabanueshme shtëpinë e të arrestuarit Bergusi.

Shtëpia e familjes së cilës më 30 mars iu përcoll njoftimi për shembje, u bë e papërdorshme pas shembjes së kryer me makineri pune.

Gjatë shembjes pati tensione mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në rajon. Ushtria izraelite krahas plumbave të vërtetë dhe të gomës përdori edhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që u përpoqën të pengonin shembjen e shtëpisë.

Kassam el-Bergusi akuzohet për pjesëmarrje në një shpërthim të ndodhur më 23 gusht 2019, ku humbi jetën një kolon i paligjshëm hebre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne