Ushtria izraelite vret një të mitur palestinez

Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez të mitur në Al-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë theksohet se ushtarët izraelitë vranë 15 vjeçarin Zeyd Fazil Kaysiyye në kampin e refugjatëve Al-Fevvar.

Konfirmuan se janë plagosur katër të rinj palestinezë. Dëshmitarët theksojnë se të miturit reaguan ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite në kamp.

Forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe lufte, ndërsa përleshja zgjati me orë.

Forcat izraelite shpesh herë arrestojnë palestinezë pa akuza të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar.

Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se nëpër burgjet izraelite gjenden rreth 5.700 palestinezë, në mesin e të cilëve janë gra dhe të mitur. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 230 të mitur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne