Ushtria jemenase njoftoi se i ashtuquajturi komandanti i huthive vdiq në përleshjet e jetuara në qytetin jugor Dali.
Sipas lajmit që përcjell ueb faqja e ushtrisë jemenase “September Net”, i ashtuquajturi komandanti Muhamed Ali Ez-Zerragi dhe milicët që e shoqëronin janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura të jetuara në nënprefekturën Katabe të provincës Dali.
Bëhet e ditur gjithashtu se forcat e ushtrisë sulmuan edhe një grup militantësh huthi në rrethin e Al-Hasha në qytetin Dali, ndërsa raportohet për të vrarë dhe të plagosur.
Ndërkaq nga ana e huthive nuk u bë ndonjë deklaratë.
Pjesa më e madhe e rrethit Dali kontrollohet nga forcat qeveritare.
Ndërkaq huthitë mbajnë nën kontroll disa zona të kësaj province./trt