Ushtria kineze ul armët, me lopata kundër armikut të radhës

Kina ka tërhequr mbi 60 mijë trupa të Ushtrisë Popullore nga bazat dhe postat ushtarake në veri të vendit për t’i angazhuar në një mision të veçantë.

Ushtarët do të lenë armët dhe do të kapin lopatat për të mbjellë pemë në provincën Hebei, që rrethon Pekinin.

Objektivi është rritja e sipërfaqes së pyllëzuar të vendit me 2 për qind brenda këtij viti. Aktualisht, Kina ka 21 për qind të sipërfaqes së saj të pyllëzuar.

Synohet pyllëzimi i një sipërfaqeje prej rreth 70 mijë kilometrash/katrorë, pra pak më shumë se dyfishi i sipërfaqes së Shqipërisë, për të luftuar ndotjen e ajrit në Pekin.

Provinca Hebei rrethon Pekinin. Në të ndodhen disa prej ndërmarrjeve industriale më të mëdha kineze, të cilave u faturohet edhe ndotja e lartë në kryeqytetin vendas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne