Ushtria libaneze në gatishmëri pas kërcënimeve nga Izraeli

Shefi i ushtrisë së Libanit ka urdhëruar ushtarët të jenë plotësisht të gatshëm në kufirin jugor të vendit për t’ju përgjigjur “kërcënimeve dhe shkeljeve” të ushtrisë izraelite.

Në një postim në llogarinë e tij të Twitter të martën, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë libaneze, Joseph Aoun, u bëri thirrje forcave libaneze të vazhdojnë të luftojnë terroristët që bëjnë krime kundër ushtrisë dhe kombit. “Unë ju bëj thirrje që të jeni plotësisht të përgatitur në kufirin jugor në mënyrë që të përballeni me kërcënimet dhe shkeljet e armikut izraelit”. Gjenerali i lartë paralajmëroi gjithashtu se regjimi izraelit ka “synime armiqësore kundër Libanit, popullit të tij dhe ushtrisë”. Forcat izraelite shkelin rregullisht sovranitetin e Libanit dhe sulmojnë ushtarët patrullues libanezë. Zyrtarët izraelitë madje kanë kërcënuar për një luftë tjetër me Libanin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne