Ushtria pakistaneze do të kalojë në “çfarëdo mase” mbi Kashmirin

Ushtria e Pakistanit ka deklaruar se do të kalonte në “çfarëdo mase” për të përmbushur detyrimet e saj mbi masën e diskutueshme të Indisë për të hequr dispozitat e veçanta të dhënë për rajonin e diskutuar Xhamu dhe Kashmir.

“Ushtria pakistaneze qëndron e vendosur deri në fund pranë popullit të Kashmirit në luftën e tyre të drejtë. Ne jemi të përgatitur dhe do të kalojmë në çfarëdo mase për të përmbushur detyrimet tona në lidhje me këtë”, tha shefi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Qamar Javed Bajëa përderisa kryesonte një takim të trupit emergjent të komandës.

Ushtria pakistaneze njoftoi se takimi u mbajt në selinë e ushtrisë, të njohur si Shefat e Selisë së Përgjithshme (GHQ), ndërsa në rend dite ishte situata mbi Kashmirin.

Takimi mbështeti plotësisht kundërshtimin e qeverisë ndaj veprimeve indiane mbi Kashmirin, tha deklarata dhe shtoi se, “Pakistani kurrë nuk njohu përpjekjet e turpshme indiane për të legalizuar pushtimin e saj të Xhamu dhe Kashmirit dekada më parë, për pjërpjekje të cilat tani janë revokuar nga vetë India”.

Pakistani dënon dhe kundërshton vendimin e qeverisë indiane për revokimin e statusit të veçantë të dhënë për rajonin e diskutueshëm Xhamu dhe Kashmir.

Që nga viti 1947, Xhamu dhe Kashmiri gëzojnë dispozita të veçanta për të miratuar ligjet e veta. Dispozita e veçantë mbronte poashtu ligjin e saj të shtetësisë që nuk lejonte të huajt të vendoseshin dhe të zotëronin tokat në territor.

Xhamu dhe Kashmir, një rajon në Himalajet me shumicë muslimane, është ndarë nga India dhe Pakistani dhe pretendohet i tëri nga të dyja shtetet.

Që nga ndarja e tyre në vitin 1947, dy shtetet kanë zhvilluar tre luftëra, në vitet 1948, 1965 dhe 1971. Dy prej këtyre luftërave janë zhvilluar shkaku i Kashmirit.

Disa grupe në Xhamu dhe Kashmir, kanë luftuar për pavarësi kundër sundimin indian apo për bashkim me Pakistanin fqinj.

Sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut, mijëra njerëz kanë humbur jetën në konfliktin në rajon që nga viti 1989./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne