Ushtria ruse: Në Gutën Lindore po bllokohet evakuimi i civilëve nga terroristët

Ushtria e Rusisë raportoi se terroristët po bllokojnë evakuimet e civilëve nga rrethinat e Damaskut në rajonin Guta Lindore duke e granatuar rrugën jashtë zonës pasi një pauzë humanitare hyri në fuqi për të ndihmuar civilët të ikin nga zona  e kontrolluar nga grupet terroriste.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën urdhëroi zbatimin e një armëpushimi të përditshëm pesë-orësh në Ghutën Lindore nga e marta dhe krijimin e një korridori humanitar nëpërmjet të cilit civilët mund të largohen nga zona e konfliktit. Megjithatë, shefi i grupit që kontrollon zonën reduktimit të tensionit, Viktor Pankov, tha të martën se as një civil i vetëm nuk ishte në gjendje të linte zonën nëpërmjet korridorit në rajonin Vafidin, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. “Më 27 shkurt, në orën 9 të mëngjesit, një korridor humanitar u hap për daljen e civilëve nga zona e reduktimit të tensionit. Tani granatime të ashpra janë duke u zhvilluar nga ana e militantëve dhe asnjë civil nuk ka mundur të largohet, “tha Viktor Pankov. Ghuta Lindore, një zonë e rrethuar në periferi të Damaskut, në të cilën banojnë rreth 400,000 njerëz, ka përjetuar dhunë vdekjeprurëse gjatë ditëve të fundit, pasi terroristët e sponsorizuar nga jashtë kanë nisur sulmet me mortaja mbi kryeqytetin sirian duke vrarë dhe plagosur qindra banorë të Damaskut. Fuqitë perëndimore, megjithatë, fajësojnë qeverinë siriane dhe Rusinë për krizën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne