Bota

Ushtria ruse zbulon origjinën e armëve kimike brenda laboratorit të terroristëve në Douma

Ushtarakët rusë kanë gjetur një tjetër dëshmi të prodhimit të substancave helmuese prej terroristëve të grupit Jaish al-Islam në qytetin sirian të Doumës, ku më 7 prill u zhvillua një sulm kimik i rremë që shërbeu si pretekst për SHBA-në dhe aleatët për të fajësuar qeverinë siriane dhe për të sulmuar vendin.

“Gjatë ekzaminimit të laboratorit kimik u zbulua nje sasi e madhe heksamine, e cila është një provë akoma më e fortë se militantët po prodhonin armë kimike”, u tha gazetarëve më 20 prill specialisti i trupave ruse të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike, Aleksandër Rodionov.

Ai shpjegoi se substanca është përdorur për të bërë eksplozivë, si dhe agjentë nervorë të tipit sarin.

Më 17 prill, ushtarakët rusë gjetën një laborator në Douma, i cili mund të ishte përdorur nga terroristët për prodhimin e armëve kimike. Një ish-anëtar i komisionit biologjik të OKB-së tha për Sputnik se kishte shumë mundësi që pajisjet e laboratorit të ishin prodhuar në Gjermani ose në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka raportuar se militantët u larguan nga Douma më 13 prill, ku 21,00 nga ata si dhe anëtarët e tyre të familjeve u larguan nga qyteti përmes korridoreve humanitare. Të nesërmen ekspertët e OPCW kishin planifikuar të hynin në Douma për të hetuar incidentin e ndodhur më 7 prill. Vendet perëndimore e konsideruan sulmin kimik të kryer prej qeverisë siriane bazuar në “dëshmi” të mediave sociale dhe nga “llogaritë e të famshmëve, helmetave të bardha”. Atë ditë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca nisën një sulm të fuqishëm raketor kundër Sirisë.

Rusia dhe Siria kanë pohuar se incidenti ishte një sulm i rremë, provokim që do të shërbente për të justifikuar agresionin kundër shtetit sovran dhe për këtë kanë bërë thirrje për një hetim. Në të njëjtën kohë, pretendimet e “sulmit” u hodhën poshtë nga një djalë të cilin Helmetat e Bardhë e kishin paraqitur si viktimë, nga babai i tij, stafi i spitalit dhe specialistët rusë, të cilët pohuan se nuk kishte pasur asnjë gjurmë helmi në zonë.

Shtabi i Përgjithshëm Rus kishte paralajmëruar për një zhvillim të tillë të ngjarjeve një muaj para sulmit të rremë në Douma dhe sulmeve raketore që e pasuan./sputnik/Gazeta Impakt