Ushtria serbe me “Vëllazërinë sllave” përgatiten për luftë

Ushtria e Serbisë është në përgatitje të një ushtrimi masiv nga datat 6 deri më 15 qershor në poligonin e Forcave të Armatosura të Bjellorusisë. Ushtrimi ushtarak do të quhet “Vëllazëria Sllave 2017”.

Sipas mediave serbe, ushtrimi i quajtur “vëllazëria sllave” ka parashikuar ushtrimin e transportimit me mjete luftarake për tejkalimin të barrierave ujore, lëshim me parashutë, me mjete zbarkimi, zbritja me litar nga helikopteri si dhe të shtëna gjatë ditës dhe natës nga armatimi personal.

Bashkëpunimi mes “vëllazërisë sllave” përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit në mes Njësive ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë.

Vitin e kaluar, ushtrimi trelateral “vëllazëria sllave” u realizua në territorin e Serbisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne