Ushtria siriane godet avionin izraelit mbi Homs

Ushtria siriane ka shënjestruar një avion izraelit me një raketë tokë-ajër mbi provincën Homs në qendër të Sirisë.

Një komandant i ushtrisë siriane u citua nga agjencia Reuters të thoshte të mërkurën mbrëma se avioni izraelit u godit pasi ai bombardoi një fabrikë bakri të vendosur në jug të provincës qendrore të Homsit. Megjithatë, kanali 10 i televizionit izraelit pohoi se avioni u kthye i padëmtuar në bazën e tij pas bombardimit të fabrikës në qytetin industrial Hisja, 35 km në jug të Homsit dhe 112 km në veri të kryeqytetit Damask. Komandanti sirian nuk tha nëse sulmi izraelit kishte shkaktuar viktima. Gjatë disa viteve të fundit, Izraeli ka sulmuar shpesh objektiva ushtarake në Siri në atë që konsiderohet si një përpjekje për të mbështetur grupet terroriste që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën kundër forcave qeveritare siriane. Damasku thotë se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste që veprojnë në Siri, ndërsa ushtria e regjimit të Tel Avivit kryen sulme të tilla sporadike kundër forcave qeveritare siriane. Regjimi izraelit ka krijuar edhe spitale në terren për të trajtuar militantët e plagosur të evakuuar nga Siria./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne