‘Ushtria siriane ka fshirë vijat e kuqe të SHBA-së‘

Gjeneral brigade në pension, Ali Maksud, i cili deklaroi lidhur me paralajmërimin e SHBA-së mbi mundësinë e një operacioni të ushtrisë siriane në jugperëndim të vendit, tha se ushtria siriane tashmë ka fshirë vijat e kuqe.

Eksperti ushtarak sirian, gjeneral brigade në penson, Ali Maksud u shpreh: “Ushtria siriane ka bërë përgatitjet e nevojshme ushtarake për të pastruar jugun e vendit dhe militantët e kanë edhe një shancë të fundit që të lënë armët dhe të dorëzohen. Kërcënimet e SHBA-së janë të ndalojnë ushtrinë siriane.”

Maksud shtoi se: “Deklaratat e SHBA-së janë përpjekje për të vendosur një vijë të re të kuqe për ushtrinë siriane. Sepse Izraeli është i shqetësuar se ushtria siriane po i afrohet territoreve të okupuara, dhe Izraeli ka rrezik të tërhiqet në konflikte. Por ushtria jonë nuk do të tërhiqet nga planet e saj. Këto vija të kuqe në Plamira dhe shkretëtirën siriane tashmë janë fshirë.”

‘OPERACIONI U SHTYE PËR TË PARANDALUAR KONFLIKTET’

Maksud tha se: “Pas çlirimit të Gutës Lindore, ushtria siriane kishte fuqi dhe mundësi për të kryer operacione të tjera. Dhe natyrisht se është marrë vendimi për të kryer operacione në rajone të tjera nën kontrollin e terroristëve”, duke shtuar se operacioni ushtarak në Dera u shtye me qëllim që militantët të largohen nga rajoni pa konflikte dhe se një skenar i tillë ka penguar konfliktet në rajon.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se ishin të shqetësuar nga lajmet lidhur me një operacion të mundshëm të ushtrisë siriane në rajonet në jugperëndim të vendit. Nauert e cila tha se SHBA-ja do të masat e nevojshme si përgjigje ndaj shkeljeve, u shpreh se: “Ne po paralajmërojmë regjimin sirian kundër çdo veprimi që mund të çojë në rritjen e konfliktit dhe të kërcënoj armëpushimin.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne