Bota

Ushtria siriane ka gjetur punishten kimike të militantëve në lindje të Gutas

Koloneli Feruz Ibrahim nga ushtria siriane, deklaroi se pas tërheqjes së militantëve, gjatë pastrimit të bërë në fshatin Aftris të Gutas Lindore, kanë gjetur një punëtori që përdoret për prodhimin e municioneve kimike.

Koloneli sirian Ibrahim, i cili bëri deklaratë për gazetarët, tha: “Ata me siguri po i prodhojnë këto municione me qëllim që të bëjnë një provokim për të akuzuar qeverinë për përdorimin e armëve kimike.”

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) kishte konfirmuar më parë se janë shkatërruar të gjitha armët kimike në Siri.

Edhe ministria e jashtme siriane paralajmëroi gjithashtu se militantët në Guta Lindore mund të përdorin armë kimike për të akuzuar forcat qeveritare.

Edhe qendra ruse e monitorimit të armëpushimit në Siri raportoi se terroristët janë të gatshëm të bëjnë provokime lidhur me përdorimin e armëve kimike.

Një zyrtar sirian theksoi se ata janë të gatshëm të mbështesin çdo hetim që do të bëhet lidhur me pretendimet e përdorimit të armëve kimike në vend, por që organizatat ndërkombëtare refuzuan të bashkëpunonin me Damaskun.

Ushtria siriane akuzohet shpesh për përdorimin e armëve kimike që nga fillimi i krizës në vitin 2011.

Burimi : Sputnik News / ML

OPINIONE