Bota

Ushtria siriane rrëzon nëntë raketa izraelite (video)

Televizioni shtetëror sirian tha se mbrojtja ajrore siriane i ka bërë ballë një “agresioni të ri”, duke rrëzuar “nëntë raketa izraelite” mbi zonën e Homsit në pjesën qendrore të vendit.

Televizioni shtetëror shfaqi fotografitë e një rakete që u rrëzua në qiellin mbi bazën ajrore, vetëm disa ditë pas sulmit të SHBA-së, Britanisë dhe Francës ndaj objektivave siriane si kundërpërgjigje për një sulm të dyshuar kimik mbi qytetin e Doumas, pak larg Damaskut.

Media Qendrore siriane e drejtuar nga qeveria tha se raketat kishin si objektiv bazën ajrore të Shayratit në Homs.

Ajo nuk e shtjelloi dhe nuk tha se kush i ndërmori bombardimet ajrore në orët e para të së martës në mëngjes.

Një burim ushtarak tha për The Sun se të paktën nëntë raketa u shpërthyen në ajër dhe mediat sociale lokale akuzuan Izraelin për këtë sulm.

OPINIONE