Ushtria turke e gatshme të futet në qytetin Afarin në Siri

Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Sputnik, bën të ditur se ushtria turke po përgatitet të hyjë në Sirinë veriore.

Sputnik, duke u bazuar në një burim lokal në qytetin turk të Kilis, njoftoi se njësitë e Ushtrisë turke janë duke u përgatitur për të hyrë në Afarin, në veri të Sirisë dhe po presin urdhrin të fillojnë operacionet. Ushtria turke ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë operacion, sipas burimeve ushtarake të Turqisë. Raporti shton se trupat e ushtrisë turke janë të etura të fillojnë operacionin dhe po presin që komandantët e tyre të urdhërojnë fillimin e operacionit kundër forcave kurde siriane të njohura si “Njësitë e Mbrojtësve të Popullit” (YPG). Gatishmëria e ushtrisë turke për të hyrë në Afarin vjen në një kohë kur autoritetet turke, dhe në krye të tyre, Presidenti i Republikës, Rexhep Tajip Erdogan, kanë theksuar vazhdimisht se nuk do të lejojnë krijimin e një shteti kurd në kufirin jugor me Sirinë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne