Ushtria turke godet autokolonën terroriste në hyrje të Afrinit

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë njoftuar se në zonën Afrin të Sirisë është goditur një autokolonë me 30-40 automjete të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, autokolona, që transportonte terroristët bashkë me armatim dhe municion, është përcaktuar ndërsa ka qenë duke iu afruar qytetit nga pjesa juglindore e Afrinit dhe është goditur nga njësitë tokësore të mbështetjes me zjarr, në momentin që autokolona ka qenë 15 km larg qytetit.

“Gjatë operacionit është marrë në shënjestër vetëm autokolona në fjalë e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe si përherë është treguar çdolloj kujdesi dhe ndjeshmërie për të mos lënduar civilët”, thuhet në komunikatën e Shtatmadhorisë turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne