Ushtria turke ka larguar 8.570 ushtarë për lidhje me FETO-n

ANKARA – Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Nurettin Canik tha të enjten se Turqia si objektiv i konsideron të gjitha vendet ku ka elemente të organizatës terroriste PKK/PYD/YPG dhe se askush të mos dyshojë se ajo do t’i shfrytëzojë të drejtat për ndërhyrje të cilat garantohen me të drejtat ndërkombëtare.

Canik tha se Turqia nënshkroi me Rusinë marrëveshjen për blerjen e sistemit anti-raketor S-400 dhe se me këtë marrëveshje është dakorduar blerja e dy sistemeve të tilla.

“Është planifikuar që sistemi i parë S-400 të dorëzohet në vitin 2019”, tha Canik.

Ai komentoi edhe luftën gjithëpërfshirëse kundër organizatës terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi kreu tentimin e grusht shtetit ushtarak, në të cilën u vranë 250 persona.

Canikli tha se deri më tani nga Forcat e Armatosura të Turqisë janë larguar gjithsej 8.570 ushtarë që ishin të lidhur me FETO-n. Ndër të pezulluarit janë 150 gjeneralë dhe 4.630 oficerë.

Duke komentuar mbi skandalin e fundit në NATO, kur në stërvitjen ushtarake në Norvegji në listën e armiqve u shfaqën portretet e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, Canik tha se reagimi i Turqisë ndaj skandalit në fjalë me siguri nuk do të mungojë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne