Ushtria turke ka pastruar 31 pika strategjike nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, kanë pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Hac Bilal të qytezës Shejh Hadid, që gjendet të perëndim të Afrinit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane çliruan edhe rajonin e Malit Haruz në veri të Afrinit nga organizata PYD/PKK.

Në deklaratë bëhet e ditur se operacioni i filluar në orët e natës në Malin Huruz, që gjendet në një pikë strategjike të qytezës Bylbyl (Bülbül) në veri të Afrinit, përfundoi me sukses.

Kështu që me marrjen e kontrollit të Malit Huruz u arrit edhe sigurua në qendër të Bylbylit.

Ndërkaq në afërsi të malit në fjalë vazhdojnë operacionet ndaj objektivave të terroristëve.

Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane që mbështesin operacionet, që nga fillimi i operacionit Dega e Ullirit më 20 janar, nga 5 qyteza të Afrinit kanë marrë nga terroristët 31 pika duke filluar nga një qytezë qendër, 20 fshatra, një vendbanim pranë fshatit dhe 9 male ose kodra strategjike. Nga terroristët janë pastruar saktësisht; qendra e qytetit Bylbyl dhe fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursa, Bak Ubasi, Ali Kar, Malet; Huruz, Darmik dhe Kurni dhe vendbanimi pranë tij, Mali Ayn Natman në qytezën Racu, fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal, Omer Usagı, Mamel Usası, Suleyman Halil, Sati Sagi dhe Alkana, Kodra e 915-të, Kodra e 740-të, Kodra Sejh Hadid dhe fshati Kara Mitlak në qytezën Sejh Hadid, fshati Hammam dhe Kodra Mersides në qytezën Cinderes, Mali Burseya dhe fshati Kastel Cundo në qytezën Seran./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne