Ushtria turke ndërmori operacione ajrore ndaj YPG-së në Afrin

Avionët luftarak të Forcave të Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore ndaj terroristëve të YPG/PKK-së në zonat malore të Afrinit të Sirisë.

Sipas informatave që përcjell gazetari i Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) nga Afrini, Forcat e Armatosura të Turqisë zbuluan një grup të terroristëve të YPG/PKK-së në zonën Racu në veri të Afrinit.

Pas kësaj avionët luftarak turq ndërmorën operacione ajrore në këtë zonë.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane më 18 mars spastruan Afrinin nga elementët e terrorit, ndërkaq bëhet e ditur se aktivitetet e kërkimit të anëtarëve të organizatës terroriste YPG/PKK, të cilët u arratisën në male gjatë operacionit Dega e Ullirit, po vazhdon ende./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne