Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Tetë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar në operacionin “Kthetra” në rajonet Hakurk dhe Gara në veri të Irakut.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se në operacionin ajror në Hakurk janë neutralizuar 3 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ndërsa në rajonin Gara në veri të Irakut, falë punës së koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, ishin përcaktuar 5 terroristë të PKK-së.

Terroristët në fjalë u neutralizuan me një operacion ajror. Kështu që në operacionet e djeshme ajrore u neutralizuan 8 terroristë.

Deri më tani me anë të operacionit “Kthetra” janë neutralizuar gjithsej 134 terroristë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne