“Ushtria turke po ndjek nga afër tërheqjen e terroristëve nga zona e sigurt”

Forcat e Armatosura Turke (TSK) po ndjekin nga afër procesin e largimit të terroristëve të PKK/YPG-së nga zona e sigurt në veri të Sirisë brenda afatit prej 120 orësh në kuadër të marrëveshjes së arritur disa ditë më parë midis Turqisë dhe SHBA-së, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit, ministria turke tha se në kuadër të marrëveshjes së arritur më 17 tetor, deri më tani nuk është bërë asnjë pengesë dhe se procesi i largimit nga zona po bëhet në koordinim me palën amerikane.

Në deklaratë thuhet se një autokolonë prej rreth 55 autmojetesh ka hyrë në Ras-al-Ayn, kurse një tjetër me 86 automjete ka dalë në drejtim të qytezëz Tal Tamir.

Megjithatë, ministria potencoi se përkundër marrëveshjes me SHBA-në, terroristët e PKK/YPG-së kanë kryer 22 shkelje deri më tani, duke shtuar se në lidhje me çështjen është duke vazhduar një koordinim i afërt me zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Ndërkaq, më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne