Ushtria Turke po pajiset me helikopterë të fundit të prodhimit vendas

Bëhet dorëzimi i fundit për këtë vit i helikopterit të tip T-129 ATAK, i prodhuar në Turqi për sulm dhe zbulim për Forcat e Armatosura.

Në fund të vitit 2016 numri i këtyre helikopterëve arriti në 18, kurse këtë vit u morën në dorëzim edhe 9 helikopterë të tjerë ATAK.

Së bashku me dorëzimin e fundit numri i helikopterëve ATAK arriti në 27.

Atakut, të cilit për detyra të llojeve të ndryshme i janë integruar në mënyrë të përshtatshme pajisjet më moderne elektronike, mund të zhvillojë veprimtari duke pasur njëkohësisht 8 raketa me trajektore të gjatë anti-tank UMTAS, 12 raketa të telekomanduara, CIRIT, 2 copë STINGER dhe 500 plumba topi.

Shoqëria anonime “Industria Turke e Aeuronatikës” (TAI) do të dorëzojë gjithsej 59 helikopterë ATAK për Forcat Tokësore.

Gjithashtu planifikohet të përforcohen me ATAK edhe inventarët e Xhandarmërisë dhe Drejtorisë së Policisë.

Ndërkaq TAI gjatë gjithë vitit mori pjesë në organizime të ndryshme për të rritur eksportimin e Helikopterit ATAK.

Kryeministri i Pakistanit, që është njëkohësisht edhe pilot, Shahid Akan Abbasi, fluturoi mbi Stamboll me helikopterin ATAK.

Bëhet e ditur se kanë përfunduar edhe bisedimet për shitjen e 30 helikopterëve të këtij llojit Pakistanit.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne