Ushtria turke shkatërron objektivat terroriste në veri të Irakut

Në koordinim me operacionin antiterrorist “Kthetra” të filluar në muajin maj, forcat turke kanë shkatërruar pozicionet e organizatës terroriste PKK në rajonin Kandil në veri të Irakut.

Përmes një operacioni ajror në rajonet Zap dhe Metina, ushtria turke goditi pozicione armësh, strehimore dhe bunkerë të terroristëve të PKK-së, tha Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” në Hakurk të Irakut kundër organizatës terroriste PKK.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne