Ushtria zioniste izraelite vret dy adoleshentë palestinezë

Trupat zioniste izraelite vranë dy adoleshentë të Palestinës gjatë protestave në kufirin e Gazës të premten, thanë zyrtarët e shëndetësisë palestineze.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thanë se të rinjt ishin njëri i moshës 14 vjeçare ndërsa tjetri i moshës 18 vjeçare.

Sipas Reuters, ushtria e Izraelit tha se kishte hapur zjarr si kundërpërgjigje ndaj protestuesve.

Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të përdorë forcën vdekjeprurëse në protesta për të mbrojtur kufirin nga militantët që përpiqen të shkatërrojnë pengesën dhe të depërtojnë.

Palestinezët kanë organizuar protesta javore që nga marsi i kaluar në kufirin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë e enklavës thotë se më shumë se 220 palestinezë janë vrarë nga trupat izraelite në protesta dhe një ushtar izraelit ka vdekur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne