Forcat ushtarake të regjimit zionist kanë shkatërruar shtëpitë e disa palestinezëve në Jeruzalemin e pushtuar dhe kanë sulmuar pronarët e këtyre shtëpive.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se disa forca ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar disa shtëpi palestineze në rajonin Silvan në jug të Jeruzalemit të shenjtë me pretekst se pronarët e tyre nuk posedojnë leje të ndërtimit dhe kanë sulmuar disa familje palestineze të cilët mundoheshin të pengonin forcat e regjimit sionist dhe këtyre përleshjeve janë plagosur disa palestinezë. Para kësaj, gjykata e regjimit sionist në qytetin e Jeruzalemit të shenjtë ka lëshuar vendimin për shkatërrimin e dhjetëra shtëpive palestineze në lagjen Silvan. Kjo është në kohën kur ky vendim i gjykatës nuk ka përfshirë edhe shtëpitë e kolonëve sionist të cilat i kanë ndërtuar në koloninë El-Ad. Gjithashtu ushtarët sionistë sulmuan shtëpitë e palestinezëve në disa vendbanime të BPLJ. Ushtarët e regjimit sionist duke sulmuar qytezën Bejt Fexhar në qytetin Betlehem, kanë bastisur shtëpinë e të burgosurve palestinez të cilët sapo ishin liruar nga paraburgimi para pak ditësh. Trupat zioniste plagosën disa palestinezë natën e djeshme duke sulmuar disa shtëpi në qytetin Al Khalil dhe u përplasën me të rinjtë palestinezë. Forcat okupuese të regjimit sionist po ndalojnë të rinjtë palestinezë çdo ditë duke sulmuar zona të ndryshme palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kods dhe në disa raste i burgosin pa asnjë arsye./pt