Vajza nën rrënoja: Imazhi i tmerrshëm tregon historinë tragjike dhe neglizhente në Mosulin e çliruar

Trupi i saj i dekopozuar qëndron mes shumë trupave të tjerë. Është e vështirë të thuash se kush kjo vajzë e vogël, apo sa kohë ka që qëndron aty. Imazhi i saj është një simbol tragjik i çmimit që Mosuli pagoi për çlirimin e tij dhe për atë që duhet bërë në të ardhmen.

Imazhi tronditës i filmuar në pjesën e vjetër të qytetit të Mosulit, tregon për një histori civilësh të vrarë nga ISIS-si (Shtetit Islamik) ose nga bombardimet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë rrethimit. Shumë prej viktimave civile kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa vendasit presin ndihmën e premtuar nga koalicioni që prej më shumë se gjysmë viti nga çlirimi i qytetit.

Producenti i Ruptly, Dr Bashar al-Khafaji tha se trupi i vajzës ishte nxjerrë nga gërmadhat gjatë një momenti pastrimi, organizuar nga banorët në zonën Al-Makkawi në pjesën e vjetër të qytetit.

“Era e trupave të shpërndara nëpër rrugë dhe shtëpi ishte e padurueshme. Trupat u përkisnin fëmijëve dhe grave”, tha producenti i cili po filmonte në atë zonë. “Duket qartë se shumica e trupave janë civilë: ka gra, fëmijë dhe të moshuar”, shtoi ai.

Vajza, ashtu si edhe shumë njerëz që humbën gjatë rrethimit, nuk është identifikuar akoma. Ajo është vetëm një nga 500 trupat e nxjerre nga zona të cilët i janë dorëzuar departamentit të mjekësisë ligjore të qytetit, sipas Laith Ibrahimit, një zyrtar i departamentit të Komunës së Mosulit. Ai i tha se kishte akoma më tepër trupa për t’u gjetur nëpër shtëpi dhe rrugë.

Banorët që i kanë mbijetuar rrethimit thonë se neglizhenca e treguar nga koalicioni e ka bërë jetën të padurueshme në qytetin gërmadhë dhe të pluhuruar. Ata kërkojnë përgjigje nga qeveria dhe koalicioni, që premtuan tu japin ndihmë për pastrimin e trupave dhe mbetjeve të luftës.

Të paktën 2,521 civilë u vranë dhe 1,673 u plagosën gjatë operacionit të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Mosul, shifra të konsideruara nga OKB si minimumi i absolutes. Pavarësisht se operacioni i Mosulit u përshëndet si një triumf i madh ushtarak dhe humanitar, koalicioni i udhëhequr nga SHBA në mënyrë të dukshme nuk ka qenë prezent në qytet. Vendasit thonë se në terren tani nuk ka forca të koalicionit te gatshme për ti ndihmuar, sepse ata i frikësohen ardhjes këtu. Banorët janë lënë vetëm, ndërsa përpiqen ti kthehen jetës normale.

RT ka kërkuar komente nga zyrtarët irakianë dhe amerikanë si dhe nga organizatat e shumta për të drejtat e njeriut për situatën aktuale në Mosul, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne