Vajza pakistaneze e para në botë që qëndisë Kur’anin me dorë

Një vajzë pakistaneze e quajtur Zemrude Khan ka qëndisur kohët e fundit Kur’anin e para në botë dorë.

Ajo i kushtoi pothuajse shtatë vjet e gjysmë për krijimin e kryeveprës.

Vajza pashtune, e cila aktualisht banon në Korangi të Karaçit, punoi pa u lodhur për të krijuar një vepër arti që tregon dashurinë dhe përkushtimin e saj që ka për Islamin ashtu edhe për Kur’anin, sipas të përditshmes pakistaneze The Nation.

Faqet e Kur’anit janë bërë prej pambuku dhe janë qëndisur bukur me mëndafsh të gjelbër dhe me qëndisje me ngjyrë ari. Çdo faqe e Sures së Kur’anit, gjithashtu është dekoruar në të njëjtin model. Edhe teksti i tërë është zbukuruar me ngjyrë të gjelbër.

Krijimi epik i kësaj vepre të Zemrude Khanit peshon rreth 60 kilogramë.

Lidhur me idenë, Zemrudja thotë se ashtu pa menduar vetëm kur më lindi ideja në kokë. Megjithatë, ajo nuk parashikoi që projekti do të zgjaste aq shumë.

“Unë fillova të qepja, të qëndisja Kur’anin me vendosshmëri të plotë pa pasur frikë se sa do të zgjasë ajo kohë”, tha ajo. “Unë jam mirënjohës ndaj Allahut të Plotfuqishëm, që më dhuroi guximin e duhur për të përfunduar veprën fisnike. Unë jam shumë e lumtur me përfundimin e kësaj vepre. Unë kurrë nuk kam qenë më e lumtur në tërë jetën time “, tha Zemrudja.

Familja e saj tha se janë shumë të lumtur për arritjen e vajzës së tyre.

Ata thanë gjatë gjithë kohëzgjatjes, ajo mbeti larg tubimeve publike duke zgjedhur të përqendrohej në vetmi në shtëpi deri në përfundimin e qëndisjes së Kur’anit.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne