Vajza rome e rrëmbyer në Gjirokastër, prindërit akuzojnë prokurorin: Taku na mori 1 milion lekë (VIDEO)

Gjykata e Gjirokastrës ka liruar nga burgu 40-vjeçarin Shpëtim Muharremi, i arrestuar tre ditë më parë për rrëmbimin e një vajze 17 vjeçare të komunitetit rom në Gjirokastër. Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi te familjarët e vajzës, të cilët enden prej kohësh në dyert e policisë dhe prokurorisë, me shpresën se vajza e tyre do të kthehet në shtëpi. Pas vendimit të sotëm të gjykatës, prindërit e vajzës hodhën akuza ndaj Prokurorisë së Gjirokastrës për korrupsion dhe vendim të padrejtë.

Siç shihet në videon më poshtë, ata tregojnë se një person me emrin Taku në Prokurorinë e Gjirokastrës, u ka marrë 1 milion lekë për këtë çështje. Ndërkohë një ditë më parë vajza, e cila mendohet të jetë në Levan të Fierit, kishte folur vetë për mediat dhe ishte shprehur se nuk kishte dëshirë të kthehej te familja e saj dhe se nuk ishte rrëmbyer nga askush, por ishte larguar me dëshirë. Nga ana tjetër, prindërit e vajzës thonë se ajo detyrohet të shprehet ashtu për shkak të presionit që po i bëhet dhe se nuk kupton mirë shqip. Shihni pamjet e asaj që ndodhi sot para Gjykatës së Gjirokastrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne