Vajzat e mbuluara, keto femra te denuara per ndergjegje dhe agjitacion e propagande nga “intelektualet” shqiptar

Fabian Zhilla

Lexoj keto dite nje sipar shkrimesh qe fillon me shkrimin “veror” te Kikise dhe vijohet nga “recensa” qe i ben shkrimit te Kikise dhe ngjarjes Diana Culi. Shume me shkurt se Kikia dhe Culi, Iva Tico ju kishte kthyer nje pergjigje gati shteruese.
Ne te gjithe kete ngjarje (nje vajze e mbuluar ne plazh qendron prane nje cadre “ushtarake” te cilen e perdor per te mos u shfaqur per rreze dielli dhe burri i saj qe lahej ne det), ajo qe te shqeteson eshte se sa thelle paragjykimi kripto- marksist te ne vazhdon te orientoje pikpamjen e disa intelektualeve mbi jeten ne pergjithesi dhe te drejten ne vecanti.

Thjesht, duke u nisur nga nje pamje nga larg Kikia dhe Culi e konsideruan vajzen e mbuluar nje te “burgosur” te ndergjegjes nga burri i saj dhe pse cifti kishte dale per qefin e vet per pushime. Fakti qe burri lahej ne det dhe gruaja ne shezllon shijonte diellin e mbuluar kishin cuar ne perfundim si Kikine dhe Culin, se burri po e torturonte gruan dhe se kjo duhet konsideruar nga shoqeria si dicka problematike dhe duhet denuar.

Me nje analize juridike dhe pse Culi eshte poete, ajo na ben prognozen e te drejtave te njeriut ku perplas te drejten e besimit me barazine gjinore. Ne analizen e saj ajo ben lapsuse pa fund ne lidhje me barazine duke keqekuptuar se meqe burrat nuk mbulohen dhe grate po, ky eshte diskriminim. Culi merr persiper ne analizen e saj te perfaqesoje te gjitha grate dhe me guximin kalorsiak flet ne emer te tyre. Eshte habi se si Culi, edhe pas nje pjekurie ne marredheniet me publikun (ka qene deputete, drejton emisione televizive etj), ofendon cdo femer te mbuluar (dhe jo vetem muslimane) duke e konsideruar vendosjen e shamise ne plazh dhe gjate veres nje krim ne permasat e akteve terroriste, pra kercenim per sigurine kombetare. etj etj. Dhe Culi harron qe me kete qe thote sapo ka shkelur nje ligj qe eshte ne funksion te mbrojtjes ndaj diskriminit. Dhe me kete qe thote ajo eshte rrjeshtuar nder ato gra qe diskriminojne grate. Culi madje na fton dhe e konsideron si te shendetshme hapjen e ketij debati nderkohe qe ky debat ka 25 vite qe hapet, mbyllet, rihapet nga ngjarje “limonate” si ajo qe na ka sjelle Kikia.

Nuk e di nese Culi eshte ulur dhe ka biseduar njehere te vetme ne jete me nje vajze te mbuluar per te marre mendimin e saj rreth arsyeve pse ajo ka vendosur te mbulohet dhe se sa ndikon ajo ne lumturine dhe ushtrimin e te drejtave te saj ne pranvere, vere, vjeshte dhe dimer. Po ta bente jam i bindur qe do te cohej nga tavolina me nje mendim tjeter per diskriminimin qe hasin keto zonja te cilat edhe pse kane zgjedhur te mbulohen per shkak te besimit te tyre fetar, diskriminohen ne forma te hapura dhe te fshehta si ne ceshtjet e arsimit por dhe te punesimit.

Nese mbulesa eshte nje e drejte fetare dhe dikush e zgjedh ate lirisht ta kryeje, ti nuk mund ta quash te prapambetur dhe mesjetare. Qe nje femer sot ne perendim dhe shoqeri te kompleksuara si kjo e jona ka vendosur te mbulohet e ka shume te veshtire dhe asaj i duhet te mendohet jo pak kohe perpara se ta marri ate hap pikerisht prej paragjykimeve qe vijne nga intelektuale qe ndajne pikpamje te ngjashme me Culin. Kam pasur fatin qe ne dy universitete ku kam shpenzuar mjaftueshem kohe si Georgetown dhe Harvard te njihesha me studente te cilat ishin te mbuluara. Ne nje nga klasat e Project Finance, nder me te veshtirat, nje vazje e mbuluar ishte nder studentet me te shkelqyra. Ndersa ne Harvard, studentet e mbuluara protestonin per te mbrojtur te drejtat e punonjesve te sherbimit ne universitet. Nuk gjeja tek to shenja dhune dhe meraku per besimin qe ndiqnin ne kohe jo fort te mira per to si ne dimerin e ftohte por as ne veren e nxehte.

Zonja Culi psh., nuk di nese eshte e informuar se vetem vitin qe kaloi kaloi ju desh te kalonte nje kalvar neper gjykata pasi drejtori i shkolles se mesme nuk e lejonte te vazhdonte arsimin pasi ajo kishte kryer nje “krim”, ishte e mbuluar. Zonja Culi nuk di qe shume femra te mbuluara dhe shume te arsimuara bejne perpjekje te admirueshme per luften kunder terrorizmit dhe ceshtjeve te tjera sociale ne komunitetin e tyre packa se nuk perfitojne fondet e dhjamosura qe jepen per keto probleme….etj…etj….

Ne te gjithe kete ngjarje te rithene keto 25 vite gati cdo vit, ajo qe me habit eshte zeri i mekur i shoqatave te grave apo i ndonje “kampioneje” te mbrojtjes se te drejtave te gruas qe ben femren perendimore vetem ne rastet e dhunes ne familje. Nese ky lloj paragjykimi qe ju behet atyre qe me lirine e tyre kane zgjedhur te mbulohen dhe te durojne vapen dhe cdo lloj ofendimi qe ju vjen kjo shoqeri, nuk quhet dhune, atehere “amazonat” e te drejtave te gruas sapo kane treguar se perdorin disa standarte ne kauzen e tyre. Nuk e di pse vargjet e Vilson Blloshmit ne poezine “Saharaja” me vijne ne mend tek shkruaj kete status te cilat po i ndaj me miqte e mi.

“…..
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

….Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

…..”

P.S.
I pershendes “intelektuale” si Diana Culi me kengen himn te viteve 90 “Na lini te jetojme”

https://www.youtube.com/watch?v=dmiBajF_Z7w

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne