Vala e jahteve turistike në portin e Durrësit, një kontribut i madh për ekonominë e Shqipërisë

Në portin e Durrësit që nga fillimi i vitit 2018 janë ankoruar 84 jahte të huaja, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbërritur në dy muajt e fundit.

Nga sektori i Statistikave në APD, mësohet se në muajin maj të këtij viti portin më të madh të vendit e vizituan 55 jahte, ndërsa në 10 ditët e para të qershorit në kalata janë ankoruar edhe 20 jahte të tjerë.
Në vijim të sezonit turistik pritet që numri i jahteve në portin e Durrësit të vijë duke u rritur.

Ndërkaq, mësohet se gjatë vitit 2017 në portin e Durrësit janë ankoruar 9 kroçera dhe 294 jahte turistike.

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit bregdetar.
Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne