Valë arrestimesh në Turqi, mbi 200 ushtarakë dyshohen të kenë lidhje me Gylenin

Rreth 200 ushtararë janë arrestuar nga forcat ushtarake turke pasi dyshohet se të kenë lidhje me kundërshtarin e presidentit Erdogan, Fetullah Gylen.

Këto persona të arrestuar janë nga 49 vende të ndryshme të Turqisë edhe të Qipros Veriore.

Mes 223 të arrestuarve, 100 prej tyre u përkasin forcave tokësore, 41 janë të forcave ajrore dhe 32 të tjerët janë nga forcat detare.

Shteti turk ka hedh akuza të forta kundër myslimanit Fetullah Gylen se ka organizuar puçin e shtetit më 15 korrik të 2016, i cili dështoi. Ndërkohë Fetullah Gylen jeton sëbashku me familjen e tij në SHBA, që prej vitit 1999.

Lidhur me këto masa të ashpra që ka marrë Truqia, thotë se janë një përgjigjie kundër kërcënimit të Gylenit në vend./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne