Vandalizohet një xhami në Hollandë

Një xhami në qytetin holandez të Hagës u vandalizua të premten vonë, njoftoi kreu i xhamisë.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin e vandalizmit, në të cilin përvec xhamisë u përdhos edhe flamuri turk dhe ishin vendosur slogane kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, Sinasi Koc, kreu i Xhamisë Ahi Evran, a cila momentalisht është në rikonstruksion e sipër, e dënoi ashpër sulmin.

Sinasi Koc tha se sulmi ka të ngjarë të ketë lidhje me operacionin “Dega e ullirit” në Afrin të Sirisë.

“Ka nga ata që nuk e duan unitetin dhe solidaritetin tonë, por duan të na sjellin çrregullime. Ata nuk do të kenë sukses, sepse Allahu është me ne,” tha Koçi.

Qëkur Turqia nisi operacionin “Dega e ullirit” më 20 janar për të hyrë në qytetin Afrin të Sirisë, zona ku janë pozicionuar terroristët e PYD-së, PKK-së dhe Daesh-it, ka pasur shumë sulme ndaj xhamive në mbarë Evropën nga grupet mbështetëse të PYD-së dhe PKK-së.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë Sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne