Vangjel Dule tregon alternativat që ka opozita

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ishte i ftuar sot në Forumet UET me temë Reformizmi vs Populizmi, ku bashkëbisedoi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës mbi situatën aktuale politike dhe pozicioninim e tij në krah të opozitës PBDNJ-ja është një parti që përfaqëson të drejtat e minoriteteve në vend dhe ka një lidhje të fortë me minoritetin grek në veçanti. Si prol partie do të mirëkuptohej qënia e saj në qeveri, pavarësisht se cilës krah politik i përket qeveria, por kreu i kësaj partie Vangjel Dule ka zgjedhur të jetë në opozitë dhe të mbështesë protestën e inicuar nga Partia Demokratike në situatën aktuale.

Dule i ftuar në Forumet UET i ka bërë një skaner situatës ku ndodhet opozita dhe politika në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare duke theksuar se mungon besimi se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme. I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, Dule ka zbuluar një fakt që nuk ishte artikuluar më parë publikisht; një propozim që ka ardhur nga përfaqësues diplomatikë për partitë e vogla aleate të PD-së. Sipas tij u është propozuar që të futen në zgjedhje edhe pa PD-në pasi kjo do t’u jepte mundësinë të shtonin fuqinë e tyre elektorale dhe mandatet e tyre në Kuvend. “Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës.

Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan.

Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”- u shpreh Dule. Më tej Dule tha se të gjitha gjasat do të çojnë në shtyrjen e zgjedhjeve dhe në plotësimin e kërkesave të opozitës e cila ka refuzuar të regjistrohet në zgjedhjet e përcaktuara më 18 Qershor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne