Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë, humb jetën 77-vjeçari

Një 77-vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e temperaturave të larta të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.

Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa km larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari Ferit Kuçi mbërriti pa shenja jete në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Sipas mjekëve, kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

3-ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius në vend, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius, për shkak të puseve të naftës./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne