Bota

Varfëri dhe kaos, ja çfarë “fitoi” Egjipti me ardhjen e Al Sisit

Çdo ditë në perëndim të diellit, Ahmed Maher, një nga aktivistët më të njohur të Egjiptit, u thotë mirupafshim familjes së tij dhe shkon në një stacion policor të Kajros për të kaluar natën nën mbikëqyrjen e policisë.

Ky ‘gjysmë burgim’ ia ka prishur atij jetën e tij familjare, karrierën dhe arsimin. Megjithatë, Maher e konsideron veten më me fat se aktivistët e tjerë të kryengritjes së vitit 2011 që i dha fund pushtetit 30 vjecar të diktatorit Hosni Mubarak.

Ashtu si shumë egjiptianë të rinj të cilët protestuan për ditë me radhë në sheshin Tahrir të Kajros në vitin 2011, kandidati 38-vjeçar i çmimit Nobel për Paqe priste që rënia e Mubarakut të hapë rrugën për më shumë liri për të lejuar që vendi të lulëzojë.

Në vend të kësaj, Maher dhe aktivistë të tjerë thonë se gjërat janë përkeqësuar.

“Askush nuk imagjinonte se situata do të bëhej kaq e keqe,” tha për Reuters për Maher, një inxhinier i cili gjithashtu po studion për shkenca politike. “Edhe e drejta për t’u mbledhur në një tubim apo për të shprehur një mendim nuk është më në dispozicion”.

Presidenti i vetshpallur i cili e rrëzoi Muhamed Mursinë erdhi në pushtet i vendosur për të shtypur Vëllazërinë Myslimane pas një viti në detyrë.

Abdelfatah al Sisi e dobësoi ekonominë dhe e ktheu vendin në një fantazmë, nga një destinacion i rizbuluar që u bë nën qeverisjen e Mursit.

Shumë prej aktivistëve kanë ikur nga vendi, të tjerët janë në burg, ndërsa një grup tjtër qëndrojnë të dënuar e në pritje të ekzekutimit.

Maher, i liruar nga një dënim me burg trevjeçar në fillim të vitit 2017 për thyerjen e ligjeve kundër protestave, filloi menjëherë një periudhë trevjeçare, sipas së cilës ai duhet të kalonte natën, nga ora 6 paradite, deri në orën 6 të mëngjesit, në një stacion policie.

Mbështetësit e Sisi, të cilët tani kujtojnë përvjetorin e kryengritjes së 30 qershorit 2013 që rrëzuan presidentin islamik Mohamed Morsi, pretendojnë se duhej një veprim i ashpër për të shpëtuar ekonominë dhe për të hequr qafe “islamistët që erdhën në pushtet”.

Ekonomia e Egjiptit ka rënë përtoke që kur Sisi erdhi në pushtet në vitin 2014. Ndryshimet në qeveri, kreditë e këqia dhe borxhet gjithashtu e kanë thelluar varfërinë në Egjipt.

Aktivistët e të drejtave thonë se Sisi ka kryesuar goditjen më të keqe të lirive në historinë moderne të Egjiptit. Mijëra aktivistë, shumica prej tyre nga VM, liberalë, djathistë e majtistë, janë burgosur nën rregullat strikte të vendosura që nga viti 2013.

Aktivistët e të drejtave thonë se intelektualët, kritikët e qeverisë dhe aktivistët për të drejtat e njeriut janë futur në një grup, me akuzat se u përkasin “organizatave terroriste”.

Shtatorin e kaluar, 17 ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut e kritikuan Egjiptin për përdorimin e ligjeve kundër terrorizmit për të ndaluar aktivistët që luftonin për të drejtat e grave dhe kundër grabitjes, torturës dhe vrasjeve jashtëgjyqësore.