Vasili publikon videon: Edi Rama në rolin e epidemiologut popullor, gabon rëndë me termat që përdor

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë videon e mbajtjes dje të mbledhjes live të Komitetit të Ekpertëve, të cilën e drejtonte.

Vasili shprehet se Edi Rama ka marrë në të rolin e epidemiologut popullor, kurse shton se ai gabon rëndë me termet që përdor.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ja cfare ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19….!(VIDEO).

Dje Edi Rama drejtoi ne menyre te paligjshme mbledhjen e Komitetit te Eksperteve.

Se sa kupton ai nga Epidemiologjia,por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet….!

Nje nga specialistet pohoi dje se berja e vaksines u siguron qytetareve Imunitet Pasiv.

Ky eshte nje pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojne vetem Imunitet Aktiv.

Imuniteti Aktiv eshte nje mbrojtje shume e gjate ne kohe ne disa raste edhe per te gjithe jeten.

Ndersa Imuniteti Pasiv eshte nje mbrojtje shume e shkurter ne kohe dhe jo e perhershme.

Natyrshem specialisti mund te kete bere ndoshta nje lapsus,por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori nje informacion te gabuar.

Ne se Komiteti i Eksperteve do te funksiononte sipas ligjit do te kishte debate dhe natyrshem edhe korigjime eventuale mes kolegesh.

Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e eksperteve gjithshka mund te thuhet….sepse ne fund te fundit dihet qe ai nuk kupton asgje!/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne