VATIKANI DHE KISHA KATOLIKE SHQIPTARE
kanë hequr titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin
dhe detyrojnë shqiptarët të duan me ligje Nënë Terezën dhe të konvertohen në katolikë
ARTUR SHKURTI
Drejtor “Udha e shkronjave
Tiranë, më 8 tetor 2026
BESA
Naim Frashëri
Bes’ e mbar’ e Perëndisë,
udh’ e mir’ e urtësisë,
është vetëm mirësija,
e-vërteta, njerëzija,
zemr’ e-bardhë, shpirt i mirë,
me mëshir’e m’ ëmbëlsirë,
e-drejta, vëllazërija,
dashurija, miqësija.
Gjithë besëtë, që janë,
vetëm këtë udhë kanë.
Këtë thotë besa jonë,
dhe të tjerat këtë thonë.
Se ndë jetë s’ ka dy besë,
një ësht’ e një dotë mbesë.
Besë është Perëndija
dhe udh’ e saj njerëzija.
Besa jon është një fjalë,
dh’ ajo fjalë s’ ësht’ e çalë,
është fjal’ e Perëndisë,
q’ i duhetë njerëzisë,
nukë është fjal’ e kotë,
“bëj mirë, mos bëj keq”, thotë.
Besa edhe Perëndija
është vetëm mirësija.
Dhe ajy Zot i-vërtetë,
edhe gjithë ç’ ka në jetë,
te njeriu gjithë janë,
mos kërko më tjatër anë.
Po të bëjmë mirësinë
kemi ndër ne Perëndinë.
Kur të bëjmë ligësitë,
kemi djall e djallëzitë.
Kur të jemi të-vërtetë,
është me ne Zoti vetë.
Edhe i vetëm filli të jesh
mos del udhës së njerëzisë,
je bashkë me shpirtin tënd,
je përpara Perëndisë!
NAIM FRASHËRI
“Udha e shkronjave” ka gjetur dhe ka argumentuar se si ligjet 93/2022; 27/2018; 17/2024, VKM 146/2021
në mënyrë antikushtetuese fshehtas Opinionit Publik, pas shpinës së Sistemit Edukativ Kombëtar Shqiptar kanë arritur varfërimin e ushqimit shpirtëror që vjen nga Naim Frashëri dhe Rilindja Kombëtare i cili nuk është katolik ose i krishterë, me synimin e konvertimit fetar të myslimanëve në të krishterë me mjete shtetërore.
Thomas Frashëri (ortodoks filogrek dhe frankofon) është personi që takohet me Papa Leonin dhe i ngarkuar nga Aleanca e Kishës Katolike, me Kishën Ortodokse dhe Kishën Evangjeliste për dëmtimin e Naim Frashërit, të Vëllezërve Frashëri, të Rilindjes Kombëtare dhe të Sistemit Arsimor Kombëtar për hesap të Islamofobisë, të konvertimeve në të krishterë, duke dëmtuar rëndë Edukimin Kombëtar, Harmoninë Fetare dhe Edukimin Global.
Thomas Frashëri, Kancelar i Urdhërave dhe Medaljeve, me ligjin e konceptuar prej tij 93/2022 hoqi Naim Frashërin nga lista e dekoratave të shtetit duke e zëvendësuar plotësisht Naim Frashërin me murgeshën katolike Nënë Terezën, që tashmë gëzon edhe një Urdhër edhe një ditë Pushimi Zyrtar, ditë pushimi zyrtar që nuk e gëzon Skënderbeu, nuk e gëzon Naim Frashëri, nuk e gëzon Gjergj Fishta, nuk e gëzon Adem Jashari.















