Vazhdojnë intrigat e funksionarëve amerikanë kundër Iranit

Kreu i CIA-s amerikane, në vazhdën e intrigave dhe pretendimeve të autoriteteve amerikane kundër Iranit, pretendoi se Irani është vendi më i madh mbështetës i terrorizmit.

Mice Pompeo, ditën e shtunë pretendoi se siguria e Amerikës kërcënohet nga Irani. Përpara kësaj Donald Trump president dhe Pol Rajan kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë pretenduan se Irani mbështet terrorizmin. Pretendimet e autoriteteve amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit bëhen në kohën kur Amerika dhe partnerët e saj perëndimorë dhe arabë janë mbështetësit kryesorë të grupeve terroriste dhe përgjegjësit kryesorë të zgjerimit të terrorizmit në shkallë botërore dhe sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme. Vendet e rajonit sidomos Iraku, Siria dhe Jemeni, vitet e fundit kanë përjetuar pasiguri dhe vrasjen e civilëve për shkak të mbështetjes së gjithanshme të Amerikës ndaj grupeve terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne