Vazhdojnë krimet e koalicionit amerikan në Siri

Në bombardimet më të fundit në Siri të të ashtuquajturit koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar nga Amerika, janë vrarë të paktën 11 civilë sirianë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia siriane e lajmeve sipas të cilës avionët luftarak të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika kanë bombarduar qytetin Haxhin në juglindje të Dejrul-Zur të Sirisë me bomba me përbërje të fosforit të bardhë. Aktivistët e sferës virtuale kanë publikuar në rrjetet sociale pamje të bombardimeve të koalicionit amerikan në këtë qytet dhe në këto pamje vërehet qartë përdorimi i fosforit të bardh. Ministria e Shëndetësisë së Sirisë më parë ka deklaruar se më tetë shtator dy avion luftarakë amerikan disa herë kanë bombarduar qytetin Haxhin me bomba të fosforit të bardh. Koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Amerikës edhe më parë ka përdorur bomba me përmbajtje të fosforit të bardh gjatë bombardimeve të qytetit Raka dhe ka pohuar në mënyrë zyrtare një gjë të tillë. Bombardimi i qytetit Haxhin të Sirisë me bomba fosforike dhe me armë të tjera të ndaluara ku si pasojë jenë vrarë dhe plagosur me qindra civilë sirianë dhe është shkatërruar në nivel të gjerë infrastruktura e këtij qyteti./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne