Bota

Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Vazhdojnë operacionet që ushtria e Azerbajxhanit ka filluar për të çliruar territoret nën pushtimin armen.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftohet se operacionet kanë vazhduar përgjatë natës në drejtim të rajoneve Agdere, Aghdam, Fuzuli, Jabrayil, Zangilan dhe Gubadli.

Forcat armene që hapin zjarr me artileri dhe mortaja në vijën e mbrojtjes së ushtrisë së Azerbajxhanit janë tërhequr duke pësuar humbje nga disa kodra dhe pozicione të rëndësishme në Gubadli. .

Në deklaratë thuhet se ka pasur shumë të plagosur në mesin e personelit të baterisë D-20 që i përket regjimentit 155 artilerik të ushtrisë armene, që ndodhet në drejtim të rajonit Khojavend. Gjithashtu thuhet se të plagosurit nuk janë mundur të evakuohen për shkak të mungesës së mjeteve dhe sepse rrugët janë të mbyllura.

Po ashtu bëhet e ditur se vullnetarët e rinj të ardhur në njësitë artilerike në veri të rajonit Hadrut kanë dezertuar duke braktisur pozicionet gjuajtëse dhe se si rezultat i goditjeve artikerike nga ushtria e Azerbajxhanit ndaj regjimentit 5 shkatërrues në Agdere janë neutralizuar një numër i madh i ushtarëve armenë.

Ndërkohë ka pasur humbje të jetëve të personave me rëndësi në mesin e forcave armene, ku si rezultat i shkatërrimit të një bunkeri nëntokësor njoftohet se ka humbur komandanti i batalionit të regjimentit të 3-të dhe se është vrarë shefi i shtabit.

Pas hapjes së zjarrit nga ushtria armene ndaj regjimentit 543, njoftohet se është plagosur komandanti i regjimentit dhe se është vrarë ndihmësi i tij. Gjithashtu kanë vdekur komandanti dhe zv.komandanti i batalionit të regjimentit 1, komandantë e divizionit të mortajave si dhe personeli i një pre njësive të batalionit të 1-ë ka refuzuar të hyjnë në luftë.

Ndërkohë njoftohet se konfliktet vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.

Që nga 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajoneve të tjera të pushtuara të Azerbajxhanit./AA

OPINIONE

INTERVISTA