Vazhdojnë pazarllëqet e PKK-DAESH

Anëtarët e organizatës terroriste DAESH janë liruar nga burgjet ku mbaheshin me kusht që të luftojnë kundër njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), e cila mbështetet nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Në këtë kontekst, rreth 400 anëtarë të DAESH janë dërguar në rajonin Cinderes, që ndodhet në jug të Afrinit.

Disa terroristë, anëtarë të DAESH-it, PYD/PKK-YPG-ja i ka bindur të bashkohen me radhët e saj duke u premtuar atyre se, do ti shpëtojë nga ndëshkimi, do të sigurojë që ata të mos ndiqen penalisht nga shtetet e tyre (nënshtetësinë e të cilëve mbajnë) dhe do t’ua heqin emrin nga lista e zezë.

Kështu, pjesëtarët e DAESH-it janë nxjerrë nga burgjet, ku ata ku mbaheshin në Afrin, Raka dhe Deyr’uz Zor, me kusht që të luftojnë kundër trupave të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të cilat marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit” dhe mbështeten edhe nga TSK-ja.

Mësohet se një numër i madh terroristësh të DAESH-it janë transferuar në zonë Cinderes në jug të Afrinit dhe se në bashkëpunim me anëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK-YPG këta po përgatiten të kryejnë akte terroriste duke marrë në shënjestër njësitë e TSK-së dhe civilët.

Theksohet gjithashtu se anëtarët e PYD/PKK-YPG-së po përpiqen të përforcojnë trupat e tyre të vendosura në këtë rajon duke zhvendosur në Afrin armë, automjete dhe terroristë nga zona të tjera të Sirisë. Gjithashtu organizata vazhdon të marrë me forcë nën armë të mitur, të cilët i shkëput me dhunë nga familjet dhe bën përpjekje për të shtuar numrin e terroristëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne